
Bob Albanese (USA)
Pianisti & kompozitori Bob Albanese, perveqse ka origjine shqiptare, eshte nje nga muzicientet me origjinal dhe me diapazon te pasur stilistik te skenes bashkekohore te New York.
“…sepse nuk degjova per Bob Albanese me pare. Me nje fjale - nje gjigant pianistik. Ku fshihej Albanese deri me sot, nuk e di,... ai i ka te gjitha.” citat nga Jazz Society of Oregon.
“Albanese eshte nje improvizator i perkryer i jazz muzikes mainstream dhe asaj bashkekohore. Duket qarte se ai ka absorbuar mesimet e post-bop mjeshterve si Herbie Hancock and Keith Jarrett. Albanese disponon ndjeshmeri te gjere dhe menyre fleksibile te frazimit dhe kur eshte ne rolin e percjellesit ai eshte jashtezakonisht i ndjeshem dhe kreativ.”, Jazz.com
“Nje performim energjetik dhe i mrekullueshem i nje grupi te muzicienteve te klasit te pare.”, Jazz.com
Albanese eshte pershkruar edhe si “tip i muzicientit qe rizbulon anen e ndritshme dhe pozitive te termit ‘mainstream jazz’, dhe ben qe veshet tuaj te kuptojne cdo gje qe eshte duke ndodhur. Hot stuff.”, Midwest Records Review 3/6/09
“Keta djema nuk mund te gabojne edhe nese duan te gabojne... Nuk ka asnje kenge te dobet ketu, duhet te degjoni dhe te jeni te vemendshem qe te kuptoni nese Albanese dhe cilido nga keta muziciente jane duke performuar live. Nese keni fat qe kjo te ndodhe afer jush ju mund ta gjeni veten duke deshiruar qe te degjoni verzionet e zgjatura te seciles nga 10 kenget te preznatuara ne CD.” Thisisbooksmusic.com |