Jemi krenar dhe te lumtur që kemi arritur në pikën e planifikuar qysh nga edicioni i parë i Prishtina Jazz Festivalit, atëbotë u zotuam që me cdo kusht të organizojmë 5 edicione me rradhë të festivalit tonë duke besuar se vetëm në këtë mënyrë do të argumentonim dy qëllime tonat - që një jazz festival kualitativ mund të organizohet në Kosovë dhe që të vërtetohet se egziston nevoja për një festival të këtillë.
Sot, në prag të edicionit të pestë jubilar të Prishtina Jazz Festivalit me mburrje dhe gëzim konstatojmë se kemi arritur edhe më shumë se sa kishim planifikuar.
Prishtina Jazz Festival, i vlerësuar si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në kosovë, ka arritur të sjellë artistë të rëndsishëm dhe të famshëm botëror, ka arritur të stimulojë zhvillimin dhe ngritjen e jazz skenës kosovare duke organizuar paraqitje tejet kualitative të artistëve kosovar, ka arritur që të krijoj mardhënie dhe bashkëpunim me artistë, asociasione dhe festivale botërore, dhe, ka arritur që të jetë pjesë e rrjetit të jazz festivaleve europiane e së shpejti edhe pjesë e rrjetit të jazz festivaleve botërore.
Renomeu i festivalit tonë është në ngritje dhe interesimi e numri i artistëve të njohur botëror për pjesmarrje në Prishtina Jazz Festival është vazhdimisht në rritje.
Emra të mëdhenj botëror si Uri Caine, Reggie Washington, Giulio Martino, Hans-Joachim Roedelius, Robin Verheyen, Aki Rissanen, Peppe La Pussata, Tim Story, Francesco D’Errico, Yiotis Kiourtisoglou e shumë të tjerë përveq që peformuan në festivalin tonë dhe u bënë miq të dashur, poashtu u bënë ambasador të festivalit tonë kosovar në botë.
Artistët kosovar si Albert Ibrahimaj, Armend Xhaferi, Besim Gashi, Faruk Musliu, Visar Kuqi, etj përveq që gjetën një mundësi dhe hapësirë për prezentimin e krijimtarisë së tyre poashtu krijuan raporte profesionale me artistët mysafirë dhe projekte interesante dhe të rëndësishme u iniciuan gjatë festivalit rezultatet e të cilave do t`i ndjejmë viteve në vijim.
Jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë dhe të suksesshme dhe se trendi i vazhdueshëm i përmirësimit të organizimit të Prishtina Jazz Festivalit do të vazhdojë. Natyrisht meritë të vecantë për suksesin tonë kanë sponsorët, donatorët, partnerët, e vecanarisht publiku i mrekullueshëm i festivalit për të cilën gjë ndihemi të nderuar dhe mirënjohës.
/Director: Ilir Bajri
/Assistant: Armend Xhaferi
/Project Manager: Gazmend Bajri
/Technical Director: Blerim Kroma
/Design: Arben Myftari
/Organisation: Prishtina Jazz Festival NGO
/Organized by: 3VStudio
/Contact: jazzprishtina@gmail.com |