Reth Festivalit

Prishtina Jazz Festival 2007, edicioni i trete, ishte nje sfide e madhe per t`u organizuar. Problemet dhe pengesat ishin te shumta, kryesisht te natyres financiare dhe teknike, ne shume aspekte perkrahja per te ishte cuditerisht e vogel perkunder suksesit te dy edicioneve te meparme, perkunder kritikave positive dhe vlersimeve te mira, perkunder faktit se ishte shpallur disa here si nje nder ngjarjet e rendesishme kulturore ne Kosove. Natyrisht, periudha e veshtire e tranzicionit te cilen po e perjetojme krijon probleme te shumta politike, kulturore dhe ekonomike qe s`do mend reflekton ne shoqeri dhe me kete ne festivalin tone. Thene shkurte – gati qe nuk ka asnje interesim per ngjarjet kulturore posaqerisht nuk ka interesim nga institucionet tona te cilat edhe e kane obligim te ndihmojne, inkurajojne dhe perkrahin ngjarje te ketilla kulturore.

Pavaresisht, ne vazhdojme perpara dhe konsiderojme qe kemi fat te madhe qe kemi shume miq te cilet vazhdimisht perkrahin festivalin tone. Ne kemi miq ne bote qe e kuptojne drejte ate qe ne bejme ketu, qe kuptojne qellimin tone dhe na perkrahin edhe ata. Ne kemi fat qe bashkepunojme me artista, e menaxhere te tyre, qe kuptojne dhe pajtohen te punojne me nebile edhe ne rastet kur ne nuk mund te sigurojme minimumin e kushteve per performance e tyre. Dhe, ne kemi fatin te kemi nje nga audiencat me te mira te mundeshme, publikun e Kosoves qe rregullisht mbush plot koncertet dhe jam sessionet, per te cilen gje ne jemi thellesisht mirenjohes dhe te falenderueshem.

Pra, Ne shkojme perpara, se bashku!

Ju Faleminderit, te gjitheve!
Ilir Bajri

Drejtor: Ilir Bajri
Email: ilir.bajri@vspr.com
Mobile: +377 44 117193

Drejtimi Artistik dhe
Menaxheri i Produksionit: Armend Xhaferi
Menaxher i projektit: Dardan Selimaj
Drejtor teknik: Blerim Kroma
Dizajni: Arben Myftari (3eni@3eni.com)
Personi qe ben gjithcka tjeter: Gazmend Bajri

Organizuar nga: 3VStudio
Kontakti: office@3vstudio.com

Arkivi: Prishtina Jazz Festival '06
Arkivi: Prishtina Jazz Festival '05


Sponsored by